• |
ide | kryesore

Vrasja në Bulqizë, kreu i komunës tregon si ndodhi ngjarja e rëndë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dhëndri është vrarë nga njerëzit e nuses në banesën e tyre në Bulqizë, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe dy persona të tjerë.

Viktima, 40-vjeçari Adriatik Jella, është nga fshati Gjoricë. Ky i fundit një ditë më parë kishte plagosur me thikë kunatin, duke i prerë veshët.

Gjithçka kishte nisur pasi dhëndri i kishte plagosur djalin, pas kërcënimeve të vazhdueshme që u bënte atyre pasi ishte ndarë nga gruaja.

Dhëndri u qëllua me dru pas koke, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Kryetari i Komunës deklaroi se Jella e kishte lënë gruan rreth 3 muaj më parë. Çifti kishte 2 fëmijë.

“Ai (Adriatik Jella) kërkonte të merrte sërish gruan. Ata (familja) nuk ia jepnin. Kanë pas konflikte ata” – shprehet kreu i Komunës, i cili shton se kanë qenë edhe fëmijët prezent gjatë sherrit. Sipas tij, fëmijët janë të traumatizuar.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *