• |
ide | kryesore

Bulqizë, prej 8 muajsh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 31-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar nga Bulqiza i cili rezultonte i zhdukur prej 8 muajsh është gjetur i pajetë. Policia thotë se bëhët fjalë për shtetasin Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës.

Trupi i pajetë, i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme (29 dhjetor) në fshatin Gjuras në Bulqizë.

“Në afërsi  të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç,  cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik”, sqaron policia e Bulqizës.

Artur Lleshi u zhduk në mënyrë misterioze në Maqedoni, ku ai punonte si çoban.

Familjarët në atë kohë bënë denoncim në Shqipëri e Maqedoni.

Për Lleshin kanë qarkulluar disa teza, mes të cilave edhe përfshirja në trafikun e drogës, por familjarët  e mohojnë kategorisht një mundësi të tillë.

Artur Lleshi punonte prej tri vitesh në Gostivar të Maqedonisë. Ai kishte qëndruar në shtëpi më datë 2 prill ndërsa u largua 8 ditë më pas, ditë kur edhe humbi gjurmët në mënyrë misterioze./ora news


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *