• |
ide | kryesore

Eni Vasili: Rama mund të provokojë zgjedhje të reja! Qeveria e teknicienëve, eksperiment i dështuar

Lajme, Të fundit



Gazetarja Eni Vasili thotë se kryeministri Edi Rama mund ta cojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Duke folur për ‘MAPO’, ajo thotë se qeverisja me teknicienë është një eksperimentë i dështuar.

“Me nga një notë negative për të dyja. Së pari sepse siç u pa gjatë këtij viti, larg sondazheve partiake, qeveria ka humbur mbështetjen e disa segmenteve të shoqërisë. Arroganca e shumë ministrave që ikën, të cilët silleshin si bajraktarë në dikasteret e tyre shumuar me arrogancën karakteriale të njohur tashmë të kryeministrit krijuan një atmosferë mbytëse që vetëm protesta e studentëve arriti ta zhbllokojë. Sa i takon qeverisë së re me emra teknicienesh mund të them se Italia disa vite më parë u bë laboratori i këtij eksperimenti politik. Edhe pse emrat e teknicienëve duke nisur me kryeministrin Mario Monti ishin me të respektuarit në nivel europian sërish eksperimenti dështoi. Opozita këtë vit është munduar të mbështesë disa kauza qytetare si ajo e teatrit apo Astirit, por nuk ka arritur të konvergojë një energji mbështetëse për veten në njerëz. Në përgjithësi protestat e këtij viti janë bërë jashtë organizimeve politike dhe ky është një nga lajmet e mira të 2018-ës. Zërat që flasin për sondazhet e brendshme të së majtës nuk përjashtojnë idenë që kryeministri t’i provokojë vetë këto zgjedhje për të dalë nga ngërçi i protestave të paralajmëruara,” shprehet Eni Vasili për ‘Mapo’.


7 Comments

  1. Qendron si teori eni,por pse duhet qe rama te shkoje ne zgjedhje kur shumicen e ka dhe per sa kohe do ta kete nuk shkon ne zgjedhje,ndryshe rasti I italise kur palet politike rane dakort per qeveri teknicienesh,paralelizmi nuk shkon Eni,por ti bere lajmin per portalet bravo.

  2. Ministrat nuk behen arrogant ne koke te vet, ministrat nuk vjedhin ne koke te vet, ministrat nuk bejne asgje pa dashur , dhe pa dijenine e kryeministrit.
    Kjo eshte teza e Baton Haxhiut , qe problemi i Rames jane ministrat. Rama nuk ka vetem ministrat. Futi kriminele hajdute e batakcinj ne qeveri , parlament, pushtetin lokal, administrate sepse ne te vertete ky eshte standarti Rames. Nuk eshte nje rast. Eshte fenomen, dhe per kete ky lloj mostre kryeminister duhet shporrur nje ore e me pare. Demagogjia e tij , tashme eshte e konsumuar dhe diskredituar.
    Ishte nje qeveri virtuale, boshe pa asnje rezultat konkret. Ky eshte modeli Rames, kjo ishte Rilindja.

    1. Eshte shume e rendesishme ti mbushesh mendjen vetes, sepse pastaj nuk ka rendesi cfare mendojne te tjeret, nuk ekziston asnje mendim tjeter.

  3. E kishte shumicen por nuk e ka.
    Edhe sikur te jete ndryshe i qifsha robt shumices. Se nuk duhet inteligjence aliene per ta kuptu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *