• |
ide | kryesore

Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

Lajme, Të fundit



Një 63 vjeçar ka humbur jetën në Roskovec pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Kuman, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Baki Shehu. Ai ishte duke kaluar në rrugë kur është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen pak momente më vonë gjatë transportit për në spital. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të sqaruar rastin.

Njoftimi i policisë:

Në datën 31.12.2018, rreth orës 13:15, në fshatin Kuman, Roskovec, shtetasi B.D, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Pezho” ka përplasur shtetasin këmbësor B.Sh, 63 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *