• |
ide | kryesore

Vjedh një banesë, “kapet mat” i riu në Berat

Lajme, Të fundit



  Një 31 vjeçar u kap në flagrancë nga policia e Beratit duke vjedhur një banesë në lagjen “30 Vjetori” në këtë qytet. Mësohet se i arrestuari është 31 vjeçari, me inicialet R.P, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat. Mbi të rendojnë akuzat e vjedhjes, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si edhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit i është gjetur një thikë dhe një sasi droge e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.P, 31 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur në banesën e shtetasit, P.Z, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, gjithashtu nga kontrolli fizik që u ushtrua, i’u gjet një thikë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhje” , “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 134, 283 dhe 279 të Kodit Penal.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *