• |
ide | kryesore

Banorët e ‘Astirit’ vijojnë protestën: Burg për hajdutët, qeveri e krimit

Lajme, Të fundit



Banorët e Astirit vijojnë protestën e tyre për 61 ditë radhazi duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, i cili prek shtëpitë e tyre. Ata janë shprehur se do vijojnë të jenë në rrugë për të mbrojtur banesat e tyre me çdo çmim.

“Burg për hajdutët” dhe “qeveri e krimit” ishin disa nga thirrjet e banorëve. Ata u shprehën mirënjohjen edhe për mediat, të cilat kanë ndjekur e pasqyruar nga dita e parë kauzën e tyre.

“Pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli. Ministrat e tij do të jenë në burg. Kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur. Unaza e Re është diçka tjetër, sepse këta njerëz janë të devotshëm të republikës. Ata janë ngritur për të mbrojtur pronat dhe nderin e tyre”, tha një nga banorët.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se qytetarët e unazës kanë mbështetjen e opozitës së bashkuar.


2 Comments

  1. Po keta pse bejne si te virgjer???dava hajdute tokash qe duan te bejne edhe keta politike…Nuk mund te behet opozite me keta halabake..njerzit nuk jane budallenj…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *