• |
ide | kryesore

Mbyllet nesër autostrada Tiranë-Durrës, sa zgjasin punimet

Lajme, Të fundit



Nga dita e nesërme autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet. ARRSH njoftoi se paralizimi i automjeteve në këtë aks që nis në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar.

Lëvizja në autostradë nga mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Punimet do të zgjasin për dy javë

Ndërkohë trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

ARRSH dhe policia i kërkonë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë. Ky investim ka për qëllim përmirësimin e situatës së përmbytjeve në këtë rrugë.

1101

 


2 Comments

  1. po pse ARRSH e filloni vitin mbrapsh , ju ka zene vera apo gjeli . per 2 jave pune nuk mund ti shtyni dot mbas dt 15 janar , nuk prisni dot sa te ikin pushuesit neper shtepi dhe shtete perkatese ??? pse doni te beni kaos ne aeroporte dhe porte kur e dini shumire qe eshte sezon udhetimi keto dite . o te mbrapshte beni njehere pune persembari . pse sbeni dhe punime ne vijen bregdetare ne korrik gusht …….. . mjere ju dhe kush ju planifikon punimet , jeni shume te kordinuar , turp !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *