Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit Gëzim Seitllari, pas katër ditësh kërkime. Më 31 dhjetor 53-vjeçari kishte dalë për peshkim në liqenin e Pogradecit.
Ai i kishte humbur kontaktet me familjarët që prej asaj dite. Pasi u nxorr në breg nga dallgët, trupi i tij u gjet në breg ditën e sotme.
Polumbarët i kishin ndërprerë kërkimet për shkak të motit të keq.
Njoftimi i Policisë Pogradec:
Sapo jemi njoftuar se trupi i pajetë i shtetasit G.S, 53 vjeç, banues në Memlisht, Pogradec, i cili kishte dalë për peshkim në datë 31.12.2018, është gjetur.
(Dallgët e forta, e kanë nxjerrë në breg të liqenit).
Polumbarët nuk kanë mundur të bënin kërkime as ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike.