• |
ide | kryesore

Ballsh, sekuestrohet tavolina e pokerit me gjithë chipsa

Lajme, Të fundit



Pronari i një subjekti të përshtatur për të zhvilluar lojra fati është proçeduar penalisht në Ballsh. Pas kontrolleve në zbatim të masave të marra për ndalimin e lojrave të fatit, policia e Fierit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe një kuti me chipsa, në një subjekt që ishte përshtatur për të vijuar aktivitetin e lojërave të fatit.

Ndërsa pronari i tij shtetasi K.M, 26 vjeç u kallëzua penalisht për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia e qarkut Fier thotë se do të vijojë kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit në të gjithë qarkun deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.


3 Comments

  1. Ore deri para ca muajsh nje shok i joni kishte nje lokal me qera dhe nje si tipi tavolines se ketij artikullit. Kena luajtur me 200 leksha nja 6 a 7 here. Mire qe falimentoi se do na kishin arrestuar. Rrofte rilindja. I propozoj te nxjerrin jashte ligjit dhe alkolin pervec ke hotelet me 5 yje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *