• |
ide | kryesore

Banorët e ‘Astirit’ vijojnë protestën: Veliaj të rikthejë ndriçimin në zonë, prokuroria të hetojë aferën

Lajme, Të fundit



Banorët e ‘Astirit’ kanë vijuar protestën e tyre edhe mbrëmjen e sotme. Ndonëse temperaturat janë të ulëta, ata kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre në kuadër të zbatimit të projektit të Unazës së Re. Banorët denoncuan publikisht veprimet e policisë së komisariatit nr.6, që sipas tyre u dërgon njoftime për lirimin e banesave edhe pse çështja është nën hetim nga Prokuroria. Ata gjithashtu i bënë thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj të rikthejë ndriçimin për zonën.

“Projekti në Unazë të Re ka dalë korruptiv dhe me sa di unë prokuroria ka nisur një hetim. Jo më larg se sot ka ardhur në letër për prishje, brenda 10 ditëve i kanë thënë një komshiu tonë që ti duhet të lirosh banesën. Në çdo vend të botës kur merret në hetim një projekt duhet të ndalohet aty, jo të çojnë letra për prishje. Zbatoni ligjin se do të shkoni të gjithë në burg.Mos tentoni për të hyrë në Unazë të Re se do të shkoni në burg se keni shkelur ligjin. Nuk mbuloni dot krimin që doni të bëni në Unazë të Re”, tha një prej banorëve.

Në mbështetje të protestës ishin edhe deputetë të opozitës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *