• |
ide | kryesore

(VIDEO) Hedhja në erë e bankomatit në Urën Vajgurore, çfarë u mor

Lajme, Të fundit



Një bankomat u shpërthye me eksploziv në Urën Vajgurore orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:24 gjatë natës.

Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale, ndërsa raportohet se janë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Sipas informacioneve jozyrtare nga banka e nivelit të dytë, mendohet se janë vjedhur rreth 5 milionë lekë të vjetra.

“Më datë 04.01.2019, rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorve”, thuhet ne njoftimin e policise.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *