• |
ide | kryesore

Kongresi bllokon kandidaturën e Kavalec për Ambasadore të SHBA-së në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Kathleen Ann Kavalec është bllokuar nga Kongresi Amerikan për të marrë detyrën e ambasadores së SHBA në Tiranë. Të paktën për momentin. Kongresi e ktheu mbprapsht emrin e saj, ndërsa vendimi është shpallur në faqen në internet të këtij institucioni.

Nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer presidentit Trump.

Tashmë Presidenti amerikan, mund të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri mbërriti në Senat në 9 korrik. 2018
Kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *