• |
ide | kryesore

Prapaskenat: Çfarë po ndodh me propozimin për ambasadore të SHBA në Tiranë?

Lajme, Të fundit



Ndërkohë që ambasada amerikane në Tiranë mbetet pa kryediplomat, në media ka pasur pikëpyetje për propozimin e presidentit Donald Trump për këtë post.

Të premten, Zëri i Amerikës raportoi se sipas ndihmësve në komisionin e senatit amerikan për çështjet e jashtme, kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer presidentit Donald Trump.

Zonja Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga komisioni i senatit.

Zonja Kavalec, ishte parashikuar të dilte në një seancë në senat në muajin shtator, si pjesë e procesit të konfirmimit, por përfundimisht nuk dëshmoi dhe emri ishte hequr nga njoftimi për seancën.

Interesant është fakti se Zëri i Amerikës thekson se një javë para seancës emri i saj ishte përmendur në një artikull të gazetës Washington Examiner që kishte të bënte me komunikimet e një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë me ish-agjentin britanik Christophet Steele. Steele u dorëzoi agjencive amerikane të zbulimit një raport për lidhje të mundshme të fushatës Trump me rusët.

Por a është ky një ngërç kalimtar?

Diplomatja amerikane nuk ishte në listën e miratuar nga Senati, në ditën e fundit të Kongresit të 115-të.

Kandidatura e zonjës Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.

Nuk është e qartë se përse komisioni i senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën, raporton Zëri i Amerikës.

Por burime thonë për A2 CNN se Kavalec nuk është e vetmja. Ka edhe të tjerë diplomatë të huaj që duhen emëruar sërish, ndaj zërat për një bllokim të emrit të saj, nuk qëndrojnë. Nominimi, sipas rregullores së Kongresit Amerikan skadoi dhe do të jetë vetë Presidenti Trump, ai që do të bëjë riemërimet.

Sipas DASH, znj. Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit me mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *