Ka patur vonesa të trageteve nga portet italiane në drejtim të atij të Durrësit për shkak të motit të keq. Nga raportimet e deritanishme mësohet se dy tragete janë nisur me vonesë nga porti i Barit.
Dy tragetet pritej që të vinin rreth orës 08:00, ndërsa tani njëri prej tyre mund të mbërrijë në orën 12:30, e tjetri rreth orës 17:00.
Në terminalin e Durrësit, një tjetër target i nisur nga Ankona në Itali ka mbërritur me një orë vonesë paraditen e sotme.
Ndonëse moti duket se nuk i favorizon lundrimet, deri para mesnatës priten të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera nga Bari.
E njëjta situatë raportohet edhe nga Porti i Vlorës, ku trageti i nisur nga Brindisi nuk ka mbërritur ende, edhe pse duhej të kishte ardhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i nisur me vonesë për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit të dallgëzuar, pritet të mbërrijë në portin jugor rreth orës 14.