• |
ide | kryesore

Çfarë do të ndodhë nga nesër për makinat me xhama të zinj

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se duke nisur nga nesër nuk do kryejë asnjë shërbim për mjetet që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Nga 7.01.2019 i ndalojmë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë! Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!” – thuhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gjithashtu sa i përket marrjes së patentës, DPSHTRR bën me dije se janë krijuar disa lehtësira. Drejtoria e Transporteve njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim.


6 Comments

  1. Une nuk kam problem se makinen e kam ne rregull por metoda me kercenime e fushata eshte si ne kinezeri…Ligji nuk ka ndryshuar, ka qene edhe me pare..por metoda eshte e peshtire..Tani do na sekuestrojne edhe makinat dhe do udhetojme me urbanin kinez te prodhuar ne uzine shteterore..Mos u habisni, kjo eshte tendenca..dhe mos kujtoni se eshte larg…Ka filuar me Kazanin, denoncimet e gazetareve dhe hapi tjeter eshte “armiku i kllases”..dhe “pllanet 5 vjecare”…NDOT!!!

  2. Mos ndrysho origjinalin dhe je ne rregull,kush e ka nga fabrika ti gezoje,te tjeret ne pidh te semes pak e ka.

  3. Po keta te qeverise do ti heqin??!! Kot pyeta, se “rilindasit” nuk do pranojne…se ne ato makina vetem qeveritare nuk ka..jane prot me mafioze e trafikante pervecse droge..

  4. ne hollande e ke te ndaluar edhe po ta kapen ta heqin direkt edhe 400 € gjobe besoj se luli edi kete shume mire. ne fabrik nuk prodhohen me hama te ereta, vec ato me porosi per personalitete te larta si president apo km

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *