• |
ide | kryesore

Banorët e ‘Astirit’ nisen drejt Surrelit, do protestojnë te shtëpia e Ramës

Lajme, Të fundit



Banorët e ‘Astirit’ që prej muajsh protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre në zonën e Unazës së Re, zgjedhin të bëjnë një lëvizje ndryshe kësaj radhe. Mësohet se ata do të shkojnë drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Protestuesit do të mbajnë me vete pishtar dhe do të afrohen pranë shtëpisë së Edi Ramës. Bashkë me ta janë edhe deputetë të opozitës. Protesta  e tyre vijon prej më shumë se dy muajsh. Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre, ndonëse shumica nuk i kanë të legalizuara. Aktualisht punimet në këtë projekt janë stopuar për shkak të zbulimit të aferës korruptive me tenderin.

©LAPSI.al


4 Comments

  1. Cuni fari balliut thoni jo protestues ky cuni fariut ka ide gjeniale per protesta i arsimuar me parate e babit ne angli vjen dhe po i perdor idete ne surrel,le ti tregoje protestuesve ku i gjeti babi gazetari i shquar i zerit te popullit parate per cunin

  2. Tashi do haj te gjitha kostot Linda. E shkreta se do haj tallamoz per nje rrembythje. Alo do dorhiqet si Gjiknuri?
    Hahahahaha mer cope kari qe ben zotin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *