• |
ide | kryesore

Droni i dyshimtë, ndalohen fluturimet në aeroportin e Londrës

Lajme, Të fundit



Nisjet nga Aeroporti Heathrow në Londër janë ndalur pasi është raportuar për lëvizje të një droni në afërsi të aeroportit britanik.

Zëdhënësja nga Heathrow tha se aeroporti është duke bashkëpunuar me policinë për “të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë operacionale”.

“Si masë parandaluese kemi ndaluar nisjet ndërsa hetimet po vazhdojnë. Kërkojmë ndjesë për udhëtarët për çdo shqetësim që mund të shkaktojë kjo”.

Kjo ndërprerje vjen pas një ndalese të ngjashme muajin që shkoi në aeroportin Gatwick, pasi u raportua për lëvizje të dronëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *