• |
ide | kryesore

I dashuri afgan i Anxhelinës rrëfen: Një javë para vrasjes i kisha propozuar të martoheshim

Lajme, Të fundit



Anxhelina Petro u godit për vdekje në kokë me një shufër hekuri nga i ati. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 janarit në Korfuz.

Një prej shkaqeve të mosmarrëveshjes së saj me të atin, ishte dhe lidhja që kishte me një djalë me origjinë afgane.

30-vjeçari afgan ka treguar për televizionin “Skai” në Greqi se i kishte propozuar për martesë Anxhelinës një javë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm”, tha ai duke treguar dhe disa kërcënime që Anxhelina kishte marrë nga babai i saj, por edhe nga xhaxhai.

“Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh 30-vjeçari afgan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *