• |
ide | kryesore

Dëbora izolon vendin, këto janë rrugët ku duhet të bëni kujdes

Lajme, Të fundit



Edhe pasditja e sotme vazhdon të jetë problematike si pasojë e reshjeve të borës.

ARRSH thotë se në akset Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir.

Në rrugën Tepelenë-Kakavijë qarkullimi po bëhet pa zinxhirë, pasi kanë filluar reshjet e shiut, por përsëri drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

Në Pukë -Fushë Arëz- Qafë Mali, Hani i Hotit- Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Edhe në segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Po ashtu Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukë- Krumë, Krumë-Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

ARRSH rekomandon rejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshë sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *