• |
ide | kryesore

Tre barinj bllokohen në Dropull për shkak të reshjeve të dëborës

Lajme, Të fundit



Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Gjirokastër, tre barinj kanë mbetur të bllokuar në një kullotë malore në Dropull. Tre barinjtë, dy prej të cilëve të identifikuar si Alket Nikolli dhe Ali Dosti, kanë ngelur të bllokuar mbi kishën e Vodhinës.

Njëri nga ata ka rreth 400 krerë të bllokuara në Dropull, ndërsa tjetri raportohet të ketë 1.000 krerë në Dishnicë.

Shtabi i Emergjencave Civile është mbledhur për të vendosur mënyrën sesi do t’i zhbllokojnë barinjtë. Autoritetet shtojnë dhe se barinjtë kanë shkelur kontratat për kullotat verore. Ata do të duhej t’i kishin lënë ato që prej 30 nëntorit.


1 Comment

  1. O burra o shtetare grabites gjobitini se kane shkelur kontraten o monstrat e qenit shkoni i ndihmoni se kane tere ato bageti mos beni verr -verr se mendjen vetem te zhvatni popullin e kini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *