• |
ide | kryesore

Meta nuk ndalet/ I kthen Ramës një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës ktheu mbrëmjen e së martës një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend, atë “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij” – thuhet në njoftimin e presidentit. (LEXO TE PLOTE KETU)

Më herët, po këtë të martë kreu i shtetit ktheu ligjin “Për noterinë”, ku sipas tij, ka 3 nene që bien ndesh me Kushtetutën. Meta thotë se neni 61 nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji dhe krijon paqartësi dhe mundësi të interpretimit gjatë aplikimit në praktikë.

Edhe neni 65, sipas Metës nuk garanton trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve. Të paqartë Meta ka gjetur edhe nenin 76 të këtij ligji.


2 Comments

  1. koklopa ja kthye opozitarizmit
    me kohe te plote. mos ta bej po deshi e ha te gjalle ajo transi qe ka ne shtepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *