• |
ide | kryesore

Ekzekutohet gazetari që denoncoi korrupsionin në futbollin afrikan

Sport


Ahmed Husein, gazetari investigativ që qershorin e kaluar kishte ndjekur çështjen “Numër 12” duke denonsuar korrupsionin në futbollin adrikan, është vrarë të mërkurën mbrëma në makinën e tij nga disa persona të panjohur. Këta të fundit i  janë afruar me motor dhe më pas e kanë qëlluar me armë. Hetimi i Husein solli  dorëhëheqjen e shumë drejtuesve të Federatës Ganeze të Futbollit (përfshi edhe presidentin) dhe pezullimin e më shumë se 50 arbitrave.

Husein, 34 vjeç, bënte pjesë në skuadrën e drejtuar nga gazetari i vlerësuar me çmim Anas Aremeyaw Anas: me pretekstin e disa “investitorëve potencialë” i kishte ofruar disa miliona dollarë presidentit të Federatës Ganeze të Futbollit Kwesi Nyantakyi. Në këtë pikë FIFA e kishte pezulluar për tre muaj dhe më pas erdhi dhe dorëheqja.

“Lajm i trishtë, por nuk do të kishim hequr heshtur kurrë. Pusho në paqe Ahmed” ka shkruar Anas në Twitter, ndërsa policia ka komunikuar që viktima është goditur në gjoks e në qafë: “Kushdo është i lidhur me këtë vrasje do të merret në pyetje, kemi nisur një hetim në shkallë të gjerë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *