• |
ide | kryesore

Flamuri i ekstremistit Kacifas të dielën në protestën për Maqedoninë në Athinë

Lajme


Të dielën në Athinë është njoftuar për një protestë kundër marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë. Ndër të tjera ajo që bën përshtypje në këtë organizim, lidhet me shpalosjene flamurit gjigant që u hap ditën kur u varros Konstandinos Katcifas, i cili mbeti i vrarë pak kohë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas nëj shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

‘Protothema’ shkruan se pritet një pjesëmarrje e gjerë në këtë protestë, ndërsa fakti se i pranishëm do të jetë dhe flamuri i Katcifas është konfirmuar nga organizatorët e tubimit.

Amendamentet që u miratuan në 11 janar ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *