• |
ide | kryesore

Meta firmos dekretet: Shkarkohet Bushati, Rama ministër i Jashtëm

Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të Jashtëm.

Zyra e Shtypit të kret të shtetit njoftoi se Meta ka firmosur shkarkimin e ministrit Ditmir Bushati, duke i hapur kështu rrugë Ramës për të qenë njëkohësisht edhe kryediplomat i vendit.

NJOFTIMI

Presidentit të Republikës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është njëveprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që : Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

vijon…


5 Comments

  1. Meta ka shkelur hapur Kushtetuten. Ashtu si deklaroi Manjani ne Open te Top Channel. Ministri nuk mund te mbaje post tjeter .

  2. Lereni te behet dhe kryetar -parlamenti -ky -psiko-skizofreni-dhe pastaj lum -ky popull qe e hengri sa krahu dhe mjer ky vend qe do zbrazet.

  3. Ku ta gjesh te zbrazet nga ju te kallepit Stalin e sali e like,futjani vrapit shporruni nga ky vend dhe lerini te tjeret te jetojne,shporruni rrace e ndyre me perzjerje te keqe komuniste shkoni ne te semes.

  4. Te gjithe kane shkuar ne te -Sateme-o morr ikuq,o palavi ,edhe ti ande nga te ka nxjerre joteme do vesh prit edhe pak.Qe tani ke kaluar ne depresion ka mundesi te vrasesh veten .Se nuk le radhe pa na i marre ne goje .Cfare them dhe une!Ju e kini si rrace e femra e meshkuj e doni ne goje dhe ne veret me popullorce .Ecfare nuk sakrifikoni ju per partine!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *