• |
ide | kryesore

I dënuar me 9 vite burg për trafik droge, merr fund arratia e shqiptarit në Itali

Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali


Një shqiptar, i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në Itali.

Sipas mediave italiane, në pranga ka përfunduar një 44-vjeçar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk behët me dije.

Ai ishte dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg.

Mediat italiane raportojnë se oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal  në zonën e Corniglianos. Pas arrestimit, tashmë 44-vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *