• |
ide | kryesore

Aksidenton dhe lë në rrugë 20 vjeçarin, prangoset nga policia

Lajme, Të fundit


Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e aksidentit që i mori jetën 20-vjeçarit nga fshati Hoxharë e Vjetër, Arif Xhafa. Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

Sipas policisë, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

20-vjeçari u gjet mbrëmjen e kaluar pa jetë në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Dërmënas në Fier nga familjarët dhe është transportuar për në spital nga i ati.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *