• |
ide | kryesore

Grabitja e bankës në Tepelenë, autori i maskuar çan patrullën policore

Lajme, Të fundit


Maskat kanë goditur sërish, këtë herë në Tepelenë, ku është vjedhur një bankë e nivelit të dytë. Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të marra.

Mësohet se një person i maskuar dhe i pajisur me armë, ka hyrë brenda në bankë dhe ka kërcënuar punonjësit, pastaj ka marrë një shumë parash dhe është larguar me anë të një makine që e priste jashtë bankës.

Grabitësi ka evituar patrullën e policisë që ka qenë në qarkullim. Banka nuk ka dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë.

Punonjësit e saj kanë qenë të tronditur nga ajo që ndodhi. Burime te Lapsi.al thone se policia ka ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *