• |
ide | kryesore

Safet Bajri lirohet nga burgu për disa orë

Lajme, Të fundit



Safet Bajri është liruar për disa orë nga qelia. I shoqëruar nga efektivë të Policisë së Burgjeve, ai është dërguar në Shkodër për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Lirimi i Bajrit për gati 6 orë u bë me një leje e veçantë nga Drejtoria e Burgjeve pas miratimit nga Prokuroria e Shkodrës

Mësohet se aktualisht pas përfundimit të ceremonisë mortore ai po kthehet në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Safet Bajri u arrestua më 21 shtator 2018 në zonë “Xhamllikut” në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal “Bajri”. Gjithashtu 34-vjecari nga Shkodra është i dënuar me 22 vjet heqje lirie në Belgjikë për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *