• |
ide | kryesore

Moti i keq paralizon lundrimin në Durrës e Vlorë, mbyten disa varka peshkimi

Lajme, Të fundit


Në Durrës dhe Vlorë, lundrimi detar është i pezulluar ditën e sotme. Shkak janë bërë erërat e forta dhe dallgët e mëdha.

Era është e fuqishme dhe shkon deri ne 20 m/s ndërsa lartësia e dallgës 8 deri 9 ballë në det të hapur. Kapiteneria e Durrësit dhe Barit mbylli portet gjatë natës duke mos lejuar nisjen e trageteve. Tragetet janë nisur mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë. Lundrimi qëndron i pezulluar edhe për anijet e tjera të lundrimit të cilat janë ankoruar në vendstrehime për t’ju shmangur përplasjeve nga era.

Në Vlorë mësohet se janë mbyetur edhe disa varka peshkimi në zonën e plazhit të vjetër ku qëndronin.

Raprtohet se ka pasur probleme edhe në pyllin e Sodës, ku janë rrëzuar disa pemë.

Një mot të tillë e paralajmëroi edhe Drejtoria Detare, e cila njoftoi për det të trazuar në 3 ditët e para të muajit shkurt.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *