• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Serbinë/ Kryetari i Mitrovicës: Nëse prekni qytetin do të nisim luftën

Lajme


Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se “nëse preket qyteti i Mitrovicës”, në kuadër të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, “do të ketë luftë”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim për shënimin e 19 vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, njofton Klan Kosova. Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës ku humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë.

Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb, duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime nuk janë trajtuar ende.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *