• |
ide | kryesore

Reagon PD pas konfirmimit të Donika Prelës: Drejtësia ka vdekur, prokuroria në duart e Ramës

Lajme, Të fundit


Pas konfirmimit sot në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se me kalimin e vetingut nga Prela, reforma në drejtësi ka vdekur.

Alibeaj ritheksoi se Donika Prela është një vegël në duart e Edi Ramës. Ajo i duhet kryeministrit për ta mbrojtur atë nga drejtësia dhe për të mbyllur dosjet e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe Damian Gjiknurit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Skandali/ Donika Prela njollos Vettingun, duke u pastruar politikisht 

Deklarata: 

Kush ka patur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetingut do të përjashtonin nga sistemi i dejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës. Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa I ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vezhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni. Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.

Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor. Mbajtja e Donika Prelës është rasti tipik kur drejtësia është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.

Partia Demokratike ka denoncuar faktin se me firmën e Donika Prelës, si drejtuese e prokurorisë së Durrësit, është liruar nga burgu drejtuesi I bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinë e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve.

Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtesise është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i shërben pushtetit e jo të vertetës. Së bashku, ne duhet t’i japim fund kapjes së drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar, me lidhje kriminale. Data 16 shkurt është një mundësi që ne të mos pranojmë më një drejtësi që i shërben atij që ka më shumë para dhe më shumë pushtet!


13 Comments

    1. Sa do donit qe te vdiste kjo reform. Ju eshte bere gjumi ankth. Mos u merzisni se dhe pak koh dhe do e beni gjumin te shtat penxheret.

  1. rama i do te gjitha ne nivelin e tij, si qendren e tiranes si hotel TaPlaca, si punonjesit dhe grupin shoqeror qe ka promovuar ashtu edhe drejtesine edhe lali erin edhe gjykatat.

  2. sorosi ne shqiperi me ane te ketij te semuri mendor po ben qef. njelloje sic beri me angile po ben edhe me shqiperine edhe me evropen

  3. Dy ish zyrtaret e Rames e se shiten shefin (Sanxhaktari ,Olsi)…
    Tani e ka rradhen per nje GJYKIM OBJEKTIV ONM. Te shpresojme…
    PS.
    Me aq sa kemi lexuar per Prelen ,te larguarit nga KPK kane qene lule ne krahasim me gjembat e saj !

  4. Dy ish zyrtaret e Rames se shiten shefin (Sanxhaktari ,Olsi)…
    Tani e ka rradhen per nje GJYKIM OBJEKTIV ONM. Te shpresojme…
    PS.
    Me aq sa kemi lexuar per Prelen ,te larguarit nga KPK kane qene lule ne krahasim me gjembat e saj !

  5. Epo a nuk i hoqem ca te korruptuar? do thone ne fund. Sikur te ishte ceshtje disa emrash dhe jo parimi. Drejtesia eshte shume e brishte, jo vetem qe duhet te behet , por edhe duhet te duket qe behet sepse perndryshe vdes, qofte edhe per shkak te nje vendimi te vetem.

  6. PD si OPOZITE duhet te thoni nese kjo reforme eshte per tu zbatuar apo do te REFORMONI ju Drejtesine???

    Ndajeni trurin ose kjo reforme vlen ose hidheni poshte dhe thojini LU peshkatarit dhe asaj buces kokuqe Vlahutin qe jane te korruptuarit e RAMES

    Merrni nje vendim politik. Kjo reforme nuk vlen per qytetaret. Vlen per Rilindjen dhe ndoshta dhe per pushtetin e ardhshem.

  7. e shplaft mortja familjet e edi rames, sorosit dhe erion veliajt, gjithashtu edhe militantet e tyre nga ben blushi deri tek i endri fuga dhe ministreshat e reja . krricat qe i lepijne bythen mengjes drek darke dhe gjykatesit e tyre

  8. Sa te kemi Gramoz rucera, e Ed pallosha, shqiperia eshte e perdhunuar, andaj ketyre e tere tufes qelbesirave duhet tu tregohet vendi me cdo kusht. Demokracia ne rrezik, nga te tera anet, andaj eshte e drejte thirrja te protestohet, e rrevoltohemi si ne vitin 91. sepse qilizmi mbi keta trshegimtare kuqalesh qe kane pushtuar demokracine e shqiptareve me mashtrimet e banditet e tyre me forma te trasheguara kuqalesh, duhet pastrimi me siten me te ashper qe te ecim perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *