• |
ide | kryesore

Shkarkohet Drejtoresha e Zyrës së Arsimit në Tiranë

Lajme, Të fundit


Drejtoresha e Zyrës e Arsimit në Tiranë u shkarkua nga detyra pas denoncimit të emisionit “Stop” ndaj gjimnazin jopublik “Skënderbej” që jepte diploma ndonëse ishte mbyllur në vitin 2016.

Vendimi për të shkarkuar Arjola Byzykan ka ardhur pas transmetimit të skandalit në programin investigativ “Stop”.
Vet drejtoresha, në një prononcim për “Stop”, ishte shprehur se ky gjimnaz është i mbyllur prej dy vitesh me urdhër të Ministrisë së Arsimit, por pronari kishte një licencë aktive për një shkollë profesionale dhe ka mashtruar qytetarët. Kanë qenë këta të fundit që ngritën shqetësimin e tyre pranë redaksisë së “Stop” dhe njëkohësisht kishin vendosur në dijeni Drejtorinë Arsimore të Tiranës.

Ata ishin njohur me vendimin për mbylljen e gjimnazit vetëm në Dhjetor të vitit 2018 dhe tani refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar. Por, shkolla refuzonte që t’i pajiste me vërtetimin e notave fëmijët e tyre në mënyrë që t’i çonin në një shkollë tjetër. Pavarësisht se ishte e mbyllur prej dy vitesh, shkolla “Skënderbej” në Tiranë jepte diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit. Për këtë abuzim, sot u shkarkua nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka.


6 Comments

  1. Ore nuk e kuptoj, per ca e marrin keta drejtues, a ushtrojne kontroll ne shkolla ?
    Ky eshte nje skandal , ku prokuroria duhet ti arrestoje sa pare ata qe jane te implikuar

  2. Vjet ka qene nje urdher I saj per drejtuesit e shkollave, leje 30 dite nderkohe qe ligji u jep 45 dite. Jane mesuar te shkelin ligjin pa e vrare mendjen… per me teper Drejtoresha e Arsimit duket si ‘zombie’. Nuk I del paga Te ushqehet?!

    1. Te ka ngel hatri se kane bere 30 dite leje (te gjithe te tjeret i marrin apo jo,28)..apo se bejne 6ore pune te sigurte ne dite min 54000leke muaj..tamam sindikalist militant

  3. Kush eshte ky burri ne fotografi? Nga i gjejne keto viktima me mbiemra te panjohur Byzyka qe duket sikur eshte arratisur nga kampi perqendrimit.

  4. Keto jane -Nafijet -e thekura te partise.Keto nuk i lot as topi -allamanjit-nga puna vetem kur shperthen ndonje skandal ne media nuk kane si ja bejne keta ndyrashet e qeverise.Skandale ka plot sidomos ne arsim ,por vetem kur investigohen nga gazetaret ate here veprojne keta zagaret qe jane hapur si fara e hithres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *