• |
ide | kryesore

Çështja e kufirit me Serbinë/ ‘Ndërkombëtarizohet’ përplasja Thaçi – Haradinaj

Lajme, Të fundit


Presidenti Hashim Thaçi insiston që marrëveshja me Serbinë të arrihet përmes korrigjimit të kufijve, tani edhe duke përmendur dhënien e veriut, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që në asnjë mënyrë të mos ketë lëvizje në kufijve. Të dy kanë përsëritur qëndrimet të enjten dhe kjo është bërë lajm në media të huaja.

Brenda një dite, dy krerët e lartë shtetërorë, Presidenti dhe Kryeministri, kanë dhënë deklarata diametralisht të kundërta rreth asaj se si do të arrihet marrëveshja me Serbinë.

Për këtë dallim mes të dyve ka shkruar edhe Euroactiv, artikull i përshtatur në shqip nga gazetaexpres.

Në një artikull të saj, citohet presidenti Thaçi duke thënë në një konferencë të mbajtur në Uashington se korrigjimi i kufijve me Serbinë është një qëllimet e dialogut me Serbinë.

“Një nga qëllimet e bisedimeve me Beogradin është demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Presidenti.

Thaci ka konfirmuar se me “korrigjim të kufijve” nënkupton shkëmbim të territoreve sepse ka përmendur edhe veriun e Kosovës, ndonëse idenë e tij e shprehte vetëm si dëshirë për marrjen e Luginës së Preshevës, përkatësisht Serbisë jugore.

“Kjo është një mundësi, të korrigjohet kufiri në veri të Kosovës dhe në jug të Serbisë gjithashtu”, është shprehur Thaci.

“Nëse korrigjimi i kufijve është çmimi për arritjen e marrëveshjes finale të paqes, atëherë kjo është e pranueshme”, ka deklaruar Thaci në Uashington.

Kryeministri Haradinaj një ditë pas ka mbajtur konferencë në Prishtinë dhe para gazetarëve ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje mbi ndryshimin e kufijve.

“Kosova është e gatshme për pajtim, por jo për një të tillë që do të përfshinte territoret”, ka thënë Haradinaj të mërkurën.


6 Comments

  1. UNE HABITEM QE ANALISTE GAZETAR POLITIKAN FASHIST BALLIST KOMUNISTE ME FE E PA FE PSE SFLASIN POR E MBROJNE KRYEGUZHINJERIN E KESAJ GJELLE EDI RAMEN KY ESHTE IDEATORI REGJIZORI ARTISTI SKENARISTI KY NJERI E KA PREGATITUR KETE GJELL PER DY ARSIJE .
    1-TE COJE NE VENDE AMANETIN E TE PARVE SE VET NUK E DIME CFARE FEJE KRAHINE DHE IDEJE KA POR ME DUKET GREK. SI GREK DHE KOMUNISTE JA KA BORXHE NENES RUSI KETE . BASHKE ME SOROSIN VUCICE THACE PUTIN .BASHKE.
    2-ME KETE RAST I BEJNE PRESION EUROPES O NE NE PUSHTET O BALLKANI NE LUFTE DHE PASOJAT DIHEN PER EUROPEN DHE FITIMET PER NENEN RUSI. HABITEM QE SE PYET KA 6-MUAJ NJE GAZETAR ANALIST SE CFARE MENDIMI KA KY FAMOZ PER KETE CORBE TE GATUAR.

  2. Deformimet e lapsit :

    ”’ citohet presidenti Thaçi duke thënë në një konferencë të mbajtur në Uashington se KORIGJIMI i kufijve me Serbinë është një qëllimet e dialogut me Serbinë”’
    Me mbrapa kur citon fjale per fjale Thacin shkruan :
    ”’ “Një nga qëllimet e bisedimeve me Beogradin është DEMARKIMI i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”,”’

    KORIGJIMI nuk eshte i njejte me DEMARKIMIN !!!

    Dhe me mbrapa shkruan :

    “Nëse korrigjimi i kufijve është çmimi për arritjen e marrëveshjes finale të paqes, atëherë kjo është e pranueshme”,

    Pra duket qarte qe nje nga qellimet e bisedimeve eshte DEMARKIMI , ( gje normale midis dy shteteve qe quhen fqinje) dhe jo KORIGJIMI.

    Ja u sqaroi shume mire Batoni kete ceshtje tek Fevziu. Nese do te behet DEMARKIMI , kosova humb 1.9%-2.2% te teritoreve te saj. Nese do te behet korigjimi do te kemi nje humbje teritoresh diku tek 4% . Tani duhet te behet nje zgjedhje midis te humbim 4% dhe te fusim ne teritoret e kosoves shqiptaret e mbetur ne serbi dhe te nxjerrim jasht saj serbet e veriut ( vetem leposeviqi) qe eshte toke djerre . Trebca dhe mitrovica do te mbeten ne kosove.

    Une personalisht jam per KORIGJIM kufish dhe jo DEMARKIM.

  3. Kufijte Jane ne dokumenta zyrtare. Demarkim sipas ketyre Kufijve. As 2 as 4 po: 0%, o ti Gomor I tredhur thotë:

    Gomorbuzebardhi Thaq
    U ZOTu qe demarkim eshte qe do Marr Presheven
    dhe s’do jap asgje.
    Spjerdh per serbine.
    Do Marr eeeeedhe njohjen, panic ne OKB etj
    Kam plan A, B, C…

    BuzebardhiPiktor: Kush shan thaqin, eshte gomar!!
    Thaqin dhe Gruas time ju I Hani….

    Neser do ta degjojme CA do bilbilose puneziu.

  4. Kufijte Jane ne dokumenta zyrtare. Demarkim sipas ketyre Kufijve. As 2 as 4 po: 0%, o ti Gomor I tredhur thotë:

    Gomorbuzebardhi Thaq
    U ZOTu qe demarkim eshte qe do Marr Presheven
    dhe s’do jap asgje.
    Spjerdh per serbine.
    Do Marr eeeeedhe njohjen, pranimin ne OKB etj
    Kam plan A, B, C…

    BuzebardhiPiktor: Kush shan thaqin, eshte gomar!!
    Thaqit dhe Gruas time ju I hani….

    Neser do ta degjojme ça do bilbilose puneziu.

  5. Popull gomar per fat te keq jemi, Kosoven e njohen USA,dhe EUROPA me keto kufij bile dhe gjykata nderkombtare dhe ne kemi dy filo Ruso Serb Edvin plehu trdhetari dhe injorant Ruso Serb Hashim gomar Thaqi, e me tej mendoj no coment.

  6. Ideja se shkembime teritoresh do krijojne miqesi midis serbeve e shqiptareve eshte thjet idjotizem. Ne vitet 1913 deri ne vitet 1926 ambasador e kancelarite e vendve te medha jane mare me shkembimet e vijizimet e kufirit shqiptar me Shtetin eSerbeve,Kroateve e Slloveneve ( Me vone u quajt Jugosllavi) dhe me Shtetin e Greqise te gjitha keto jane bere ne emer te aritjes se paqes midis ketyre vendeve. A mund te na thote kush se se ishim ne paqe e dashuri me keto dy shtete shqiptaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *