• |
ide | kryesore

Aksident në Gramsh, një 19-vjeçar mbetet i plagosur

Lajme, Të fundit


Një makinë është përplasur me një motoçikletë pasditen e kësaj të shtune në Gramsh.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri 18-vjeçar.

Ngjarja është shënuar në fshatin Zgjupë Fushë, në Gramsh ku mësohet se drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte, duke përplasur motorçikletën  e për rrjedhojë është plagosur Adriano Murati, 18 vjeç.

18- vjeçari është transportuar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh,  një mjet është përplasur me një motoçiklet. Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.T.,  rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *