• |
ide | kryesore

Basha: Më 16 shkurt do t’i japim fund grushtit të shtetit nga kriminelët

Lajme, Të fundit


Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Mirditë ku bëri thirrje për të rrëzuar qeverinë, e cila sipas tij është marrë peng nga kriminelët. Basha tha se shqiptarët e bashkuar duhet t’i japin fund “grushtit të shtetit” siç tha ai.

“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng”,- tha Basha.


7 Comments

  1. Z Basha nese je burre, ata njerez aty, duhet te rrijne, as 1 ore, as 10, as nje dite por deri sa te marrin dhe Ramen me vete.
    Ai njeri i qelb ate zyre. Pasi te heqesh Ramen ik dhe ti , dhe lerini vendin njerezve te rinj shume me te afte dhe dinjitoz se ju.

    1. Jo more.. un te bej protesta e te ngjirem neper mitingje, ti thua te na vijn ca te rinj. Mos te behem nje her kryeminister un. Se po su bera do na mare lumi te gjithve, neve politikaneve veteran. Po vjen SPAKU or mik, keq puna.

  2. Ky kari nga gezimi i burgut do te nderroje dhe pikat e horizontit,taksat nuk jane gje ,do ti beje zero(O) te gjitha…aman me jepni pushtetin ashtu si dhe Saliu me dha PD,pastaj hani mut sic po ha sot PD dhe LSI.

  3. Është Rama që në 6 vitet e pushtetit të tij bëri çmos për ta zhvlerësuar Bashën si “hije e Berishës” e një pjesë jo e vogël jo vetëm e komentuesve të dalë nga shkolla e Meros por edhe disa media të tjera me ponarë oligarkë, përhapin psikozën se të gjithë politikanët janë njëlloj.
    Shkon Rama e takon nja 30–40 militantë të sjellë me zor për të sharë opozitën me batuta e epitete duke bërë karagjozin, e turen mediat ta filmojnë e transmetojnë në televizione apo youtub.
    Shkon Basha në qytetet e Shqipërisë duke ecur i ndjekur pas me mijra qytetarë, e mediat heshtin.
    Vërtetë që edhe Basha ka qenë pjesë e qeverisë së mëparëshme që humbi zgjedhjet, por a nuk ishte ai që në tre dikasteret që udhëhoqi realizoi tre nga arritjet më të mëdha të qeverisë Berisha ?
    Përse harohet fakti që pranimi i Shqipërisë në NATO, përshpejtimi i proçesit të integrimit, pajisja e shqiptarëve me viza Shengen e ndërtimi i veprës më të madhe të infrastrukturës me vlera mbarëkombëtare në këto 28 vite, Rruga e Kombit u realizuan edhe në sajë të aftësive të tij menazhuese ?
    Përmendni qoftë edhe një realizim të kryeministrit Rama në këto 6 vite qeverisje.
    Asnjë. “Zero” siç mohon ai për paraardhësit politikë.
    Përkundrazi “vepra” më e madhe që realizoi Rama, është kriminalizimi i legjislativit e ekzekutivit të shtetit shqiptar, apo kanabizimi i gjithë Shqipërisë e marja e titullit kampion të trafikut të drogës në Europë

  4. @@@@ Ipaemer,asnje nga keto qe thua Basha nuk i beri ,kudo vjedhje dhe paaftesi,ne rrugen e kombit qe shkoi 1 miliard euro(filloi me 200 milion),ne ministrine brendeshme u vrane 4 protestues biles edhe ky Dajti qe lakohet nga PD ka qene Kulici qe e mbronte(Dajti ka qene shok me Argiten),Basha ka gjynahe te medha,shkaterroi PD dhe pasuroi familjen e tij me miliona.Basha eshte genjeshtar dhe s’ka asnje baze reale,kudo e ka marre qyl pushtetin fale Saliut qe dridhet nga frika e burgut.Vetem nje gomar behet mish per top per Bashen apo Ramen apo Moniken e salloneve.Demokrat,aristokrat/Bum kopacja,ver parate –thote nje poet i madh shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *