• |
ide | kryesore

Emrat/ Këta janë njerëzit që do të bëjnë vettingun në polici

Lajme, Të fundit


Përzgjidhen anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik Për Vettingun në Polici, Gardë e SHÇBA. Përzgjedhja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA.

Më tej procesi i Vettingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit

1. Ana Kapaj

2. Artur Baku

3. Marjeta Gjelaj

4. Sonila Kadareja

5. Viktor Bërdo

Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:

1. Ela Kërka

2. Elda Kuka (Balili)

3. Elida Liko

4. Ledian Rusta

5. Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:

1. Nertila Sadedini (Murati)

2. Bledar Ilia

3. Arta Lleshi

4. Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:

1. Amarildo Kurti

2. Arta Lleshi

3. Eralda Bajollari

4. Erjena Bashari

5. Erlisa Shkodrani

6. Floris Muho

7. Gent Pejo

8. Gëzim Selmani

9. Ilva Mitro

10. Iva Guçe

11. Klevi Hajdini

12. Marjana Çela

13. Marjeta Përlala

14. Suela Pashaj

15. Laert Elmazaj

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:

1. Elvira Dabërdaku, inspektor

2. Adriana Meko, inspektor

3. Zamira Gjini, inspektor

4. Alban Laska, inspektor

5. Besnik Hodo, inspektor

 

Anëtarë zëvendësues janë:

1. Dhimitrulla Spiro, inspektor

2. Vjollca Koçollari, inspektor

Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit.


7 Comments

  1. Patjeter vetting ne polici, se aty eshte problemi. Rama qe me nje dore dinte te vidhte 30 mln euro, ben vettingun e policeve. Eshte da qesharake aq absurde. Tallen me njerezit, ofendojne inteligjencen me minimale, sillen si sulltaner dhe su hyn gjembe ne kembe. Ose jemi budallenj ne si popull , ose Rilindasit si kane bere llogarite mire. Koha do e tregoj

  2. Po politikanëve, Ramës, Lulit, Nonës, Metës, Berishës, kur do t’u bëhet vetingu. Apo kur të jenë futu gjithë gjyqtarët, prokurorët e policët e të mos ketë më vend në qeli

    1. O “inspektor” !
      Po ku paske qenë o i uruar që nuk e ditke se është opozita që e kërkoi me ngulm vetingun e politikanëve e “rilindasve” të drogës nuk ju a mbajti dhe e refuzuan ?
      Mandej pa shkuar tek vetingu i politikanëve.
      A nuk pati një kërkesë që politikanët të gjithë të bëjnë testin e drogës, e ishte përsëri Rama që e kundërshtoi ?

  3. Hshaha veting policeve! Po politikaneve kur dhe kush dobtua beje vettingun?!!! Ata na bejne nenat me ligjet, ky thote vetting ne polici. Hahaha na zgerdhiu

  4. Kto persona a kane kalu vete ne skanerin e vetingut? Thjeshte se :
    -Nuk u gjeten kaq shum kandidatura per prokurore e gjygjtare ?
    -Nuk kane lidhje farefisnore e konflikt interesi me punonjesit qe do kalojne ne veting?
    -Nuk kan ba nga dy tre pale shpia, makina e pushime luksoze, shkolla e kurse te shtrenjta per femijet, vec me nje rroge shteti
    Te pakten mos harxhoni boje e leter per kete fasade te rradhes

  5. Me kë e për kë do ta bëjë vetingun Sandër Lleshi në polici ?
    Rreth 80% e policisë shqiptare ka aplikuar që të emigrojnë në SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *