• |
ide | kryesore

220 kg drogë nga Shqipëria, 5 të arrestuar në Ferizaj

Lajme, Të fundit


Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, njoftoi se janë sekuestruar 220 kilogramë marijuanë dhe janë bllokuar 3 makina në dy zona të ndryshme.

Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

“Janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”. 

“Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë theksohet se një pjesë e grupit janë në arrati dhe se hetimet janë duke vazhduar. Pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *