• |
ide | kryesore

Basha në Vlorë: T’i japim fund këtij grushti shteti

Lajme, Të fundit


Lulzim Basha iu ka bëri thirrje qytetarëve të Vlorës të vijnë në Tiranë më 16 shkurt në protestën e opozitës së bashkuar, siç tha ai, për të përmbysur këtë sistem të kalbur.

Basha përsëriti se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me paratë e krimit dhe nuk mendon për njerëzit.

“A mund të mendojë për qytetarët, për investitorët një qeveri që ka ardhur në pushtet me paratë e krimit.
Gjëja e fundit që të shkon në mendje janë hallet e njerëezve. Ardhja në pushtet e Edi Ramës është faktuar tashmë dhe nga Zëri i Amerikës si një grusht shteti.
Ky sistem i kalbur duhet përmbysur. Rruga jonë drejt Europës do të mbetet e bllokuar, ne duhet ta çelim rrugën drejt Europës. Ne mund ta hapim atë derë vetëm duke shembur sistemin e kalbur që e mban peng Shqipërinë.
Procesi politik ka marrë fund. Koha për fjalë ka mbaruar dhe më 16 shkurt është koha për vendimmarrje”, tha Basha në Vlorë.

Ai theksoi se rregulli numër një i Europës është që kur pushteti uzurpohet janë qytetarët që e çlirojnë.

“Zëri juaj më 16 shkurt është vullneti i sovranit. Nuk e them thjesht si kryetari i opozitës por kam ardhur tua them si vlera e Europës ku duam të shkojmë. Më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shtetit. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja. Kjo është ftesa që kam për ju, për çdo vlonjate e vlonjat, për socialistët e tradhtuar dhe të poshtëruar.
Pritshmëritë e Europës janë tek i vetmi faktor që mund të sjellë ndryshimin dhe ky faktor jeni ju.
A ja vlen të luftoni për fëmijët tuaj? A ja vlen të luftoni për rininë shqiptare? Atëherë mblidhni forcat për t’i dhënë goditjen finale këtij pushteti. Do ketë vetëm një rezultat, Shqipëria e çliruar”, deklaroi Basha.


4 Comments

  1. Ky loqe hajdut,kamarier Rinasit nuk di se cfare thote keto dite,grusht shteti duke votuar populli,ky e ka mendjen te revolucioni demokratik I saliut,ti qofsh o lulu

  2. Dridhuni, dridhuni o ju qe ju ka humbur emeri, se me ato qe na thua ti e zorraxhinj si puna tende, s; vemi as ne dere te halese, sepse duken qe i nxirrni nga grumbulli i qelbit rilindas. Por mire do ishte, nese e quan veten koherent, te na thonje ndonje progres a vleresim per popullin qe ka bere ky sikopati tend, pa na thene se si na ka vjedhur e vjedh cdo dite, por ti s;je nga ato miza, ti je nje laskuriq i kuq bije kodoshi qe na ben vetem zhurme me kavallin e gojes tende vetem per zhurme, andaj, duro dhe pak dite, se aty e ke ngordhjen ti e kopeja e sektit te qelbesirave.

  3. Ti xixa bashke me lulu dhe skifterat qe ju dalin neper rruge per nje zarf te vogel qe fusin ne xhep,kjo qeveri mund te rri ne pushtet deri kur mos ta votojne populli,sa per lulu kamarierin e Rinasit qe me bakshishet e majme qe fitonte shkoje ne hollande per shkolle qe nuk e mbaroj kurre,ti xixa qe I rri nga mbrapa gjate dites I thuaj te tregoje diplomen e universitetit ky lulu,milionat e pallatit I mori pushti nga rama,tani ka filluar ti investoje ne revolucionin demokratik te saliut dhe ju fluturoni me pras ne byth

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *