• |
ide | kryesore

Ministri Sandër Lleshaj: Vendim kriminal për Dritan Dajtin, gjyqtarët t’i bashkohen pas hekurave

Lajme, Të fundit


Atentat ndaj drejtësisë dhe fyerje për gjakun e dëshmorëve të Policisë e quajti ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vendimin për dënim me 25 vite burg ndaj Dritan Dajtit.

“48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre.
Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor”, tha ministri Lleshaj.

Ai deklaroi se ka nisur tashmë operacioni “Forca e Ligjit” për këtë rast duke kërcënuar gjyqtarët me burg.

“Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit.” – u shpreh Lleshaj.

“Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por edhe mua si ministër i Brendshëm, derisa ky vendim jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por derisa autorët e këtij akti të pashëmbullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të policisë së shtetit të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë.” – u shpreh Lleshaj, i cili siguroi qytetarët se përgjigjja e institucioneve do të jetë e fortë dhe ligjore.

“Unë siguroj qytetarët shqiptarë dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë, ligjore, në përpjesëtim të drejtë dhe në respekt të plotë me thirrjen që buron nga amaneti i atyre burrave të Policisë së Shtetit shqiptar që dhanë jetën për një Shqipëri më të sigurt dhe më drejtë.” 


10 Comments

  1. Pa dyshim eshte nje reagim qytetar ne radhe te pare. Pushtetaret duhet te kuptojne ne c’derexhe eshte gjyqsorii ne cdo vendim qe Ka dhene dhe vazhdon te jape

  2. Ja edhe nje here djallezia e Rames ne veprim.

    Ne te vertete, Rama ka detyrime ndaj Dajtit dhe Shullazit apo bandes se rruges se Kavajes. Mos harrojme perfshirjen e Tahirit me Shullazin apo te vete Rames me Djemte e Rruges se Kavajes.

    Gykatesit ne Shqiperi per gjyqe te tilla te rrezikshmerise se lartet, kane nevoje per mbeshtjete politike me se pari, kane nevoje per vullnet politik te shprehur pa ekuivoke. Pasi keta qe denohen jane te perfshire ne ndere favore, lidhje te shumta te dukshme e te padukshme me politiken. Dhe pikerisht u gjeten ata gjyqtare qe mund ta jepnin kete vendim , ne thelb vrases se dyti te viktimave dhe mesazh i forte per policine per te qene gjithmone nen hyqem dhe ne sherbim . Kjo u arrit duke krijuar kushtet per kete vendim.

    Pra ne thelb detyrimi ndaj cunave lahet.

    Ndersa pas zemerimit te pritur normalisht nga publiku, qeveria i bashkengjitet ketij zemerimi duke sulmuar PUBLIKISHT gjyqtaret qe dhane vendimin sipas orientimit te DHENE nga RAMA.

    Ne kete menyre Rama mund te thote qe e ka fajin Drejtesia e Korruptuar, edhe perrallat me vetingun etj etj.

    Dhe kur mungojne faktet dhe veprimet konkrete te shtetit ndaj bandave apo ministrave RILINDAS te brendshem Kryetareve Te Bashkise kriminele dhe bashkepunetore te tyre, Deputete dhe aleate vrases dhe tutore , eshte ABSURDE te besosh qe Rama do REALISHT drejtesine . Ne fak ai po i perdor gjyqtaret dhe qellimi eshte gjithmone ti perdoresh ne interes vetjak Vetingu po i sherben me se miri per te vene nen hyqem totalisht drejtesine Prokuroria eshte tashme nen hyqem. Policia gjithashtu.

    Nuk mbetet vecse te brohorasim : Rrofte Rama per vendimin e Dajtit

    Po me bastet paten xhanem ?

  3. Duket se Lleshi ka arritur të kuptojë se nuk i ka shpatullat të mbajë edhe këtë skandalin e fundit.
    Ishte një vendim tërësisht absurd i kësaj gjykate,[ Duke llogaritur se Dajti ka dhjetë vite që është i burgosur, ai mund të konsiderohet tani si i dënuar vetëm me 15 vjet.
    Ai e meritonte burgun e përjetshëm qoftë edhe me vrasjen e një polici të vetëm e në disa shtete të SHBA mund të merte edhe dënimin me vdekje.
    Por a i ka vrarë 4 policë e ndëshkimi duhet të ishte pa asnjë mëdyshje maksimali.

  4. Keto deklarata te qeverise, jane loje fjalesh, dhe nuk kane asnje vlere. Jane per te hequr pergjegjesine nga vetja. Vazhdon alibia, qe ne nuk mbajme pergjegjesi per vendimet e gjykatave, se gjyqesori rshte i ndare nga ekzekutivi. Gjepura, vazhdojne me te njejten metode per te genjyer shqiptaret.
    Te gjithe keta gjyqtare duhet te nxirrem me emra , te diskreditohet dhe ti jepen organeve te vettingut sa me shpejt. POR JO.
    Nuk e bejne dot, se ata gjyqtare nuk e kane bere ne koke te vet. Kjo qe ndodhi, ishte kronike e nje rasti te paralajmeruar. Do ndodh me Aldo Baren, Zanin, Gaxhain, Cuni Xhuvanit e me rradhe. Ju ka ardh miku kryeminister. Ju spordhjaket e Rilindjes , duhet te peshtyheni mengjes dreke darke.

  5. Ky eshte bertet FUNDI, kapitullimi shtetit perballe krimit. Rama do mbahet mend si kryellumi i kesaj shoqerie.

  6. leshi irames lleshi na del pas 30 oresh te na bej drejtesin ,ama vetem pasi ramen e lleshin ne byth frrok,rosh e dosh e qin.

  7. Zoti Lleshaj ka patur grade te larte ushtarake, dhe si I tille ai duhet te reflektoje shkalle te larte inteligjence ne vleresimin e situatave te veshtira ne cdo vije fronti,I perparum ose I terhequr qofte!
    Por aftesia e tij ,fatkeqsisht nuk korespondon me garden qe ka.
    Sot si minister i brendshem,asht I pa afte te vleresoje brenda pak minutash situaten qe krijoi ulja e denimit per krye kriminelin AD.
    Atij iu deshen jo me pak se 48 ore te reagoje!?
    Ky nuk mund ,ne asnje menyre,te jete ushtarak!
    Fatkeqsisht njollosi veten dhe oficeret e ushtrise!!!

  8. Edi Rama po ndejek rrugen e Sali Berishes kur flasim per politike dhe drejtesi.

    Por perseri, shqiperia ka ndryshuar, ka perparuar 10 vjet me shume se sa ne qeverine e Saliut.

    PD dhe LSI kurre nuk duhet te marrin qeverisjen sic jane sot, ata duhen spastruar nga kriminelet dhe hajdutet qe kane ne parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *