• |
ide | kryesore

Vrasja e 30-vjeçarit në Pukë, arrestohet autori

Lajme, Të fundit


Dy ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba në Pukë policia ka arrestuar autorin, 25-vjeçarin Enderis Doda. Zyrtarisht bëhet e ditur se u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi Petrit Biba.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *