• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, ka të plagosur

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë ka përplasur një këmbësor. Personi i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet nën kontrollin e mjekëve, ndërsa shoferi është ndaluar.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak:

Më datë 12.02.2019, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident ku shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip ‘Range Rover’, ka aksidentuar shtetasin A. D, rreth 59 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


1 Comment

  1. Te gjithe keta qener qe kane -Range -Rover-Lande-Rover-,kater fenersha,i bejne aksidentet sepse policia nuk ju afrohet atyre se o jane biznesmene ,o jane soji e sorollopi i politikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *