• |
ide | kryesore

Fier/ Prangoset 37-vjeçari, u kap mat duke grabitur një shtëpi

Lajme, Të fundit


Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në fshatin Kuman.

Është arrestuar shtetasi me iniciale K.H., banues në Patos.

“K.H., dyshohet si autor  i disa vjedhjeve në qytetin e Roskovecit dhe për këtë ishte në ndjekje nga policia,”-raporton policia.

 “Ai u kap në flagrancë duke vjedhur sende me vlerë në një banesë në fshatin Kuman të Fierit.”

Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me disa vegla që shërbenin për të kryer vjedhje.

Po punohet gjithashtu për dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku ky shtetas është autor i dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *