• |
ide | kryesore

Policia apel për protestat: Të shmangen retorikat që nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike

Lajme, Të fundit


Vetëm 4 ditë larg prej protestës së opozitës në 16 shkurt, Policia e Shtetit i ka bërë apel forcave politike të shmangin retorikat të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Gjithashtu policia i ka kërkuar qytetarëve që nuk kanë lidhje me protestën që të shmangin lëvizjet në vendin ku do zhvillohet tubimi.

“Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri”- thuhet ndër të tjera nga Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

 Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë.


3 Comments

  1. hahahaha-nuk kan koh policet jan ne perdhunim e siper se bashku me deputetet e edvin qelbesires.bjeri sokol bjeri me dy duar.

  2. O ju qifsha ropt me kuntoni se po flisni me hipokritet e bashkimit evropian dhe me sorosin apo me delegatet e tyre rama&lali eri ?

  3. Policia,nuk ka pune me politiken,dhe nuk ka te drejte te komandoje popullin se nga duhet te kaloje,apo edhe me keq,kur rkerkon ta ndaje popullin ne dy pjese ,ne ata qe qenkan pjese e protestes,dhe ne ata qe nuk qenkan ,pjese e protestes.Policia,te zbatoje ligji e shtetit dhe jo ligjin e Llesheve apo policeve perverse,(qe simbas ministrit,perfaqesojne edhe fytyren e tij),apo te Rames.Policia,bashke me Lleshin,nuk duhet te flasin fare,por vetem te kryejne detyren e tyre -LIGJORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *