• |
ide | kryesore

Vrau shokun nga pakujdesia, burg për 25-vjeçarin në Pukë

Lajme, Të fundit


Gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin Enderis Dodaj, i cili vrau nga pakujdesia kolegun e punës në Pukë, 30-vjecar Petrit Biba.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 8 shkurtit, ku i riu vrau kolegun e tij pranë hidrocentralit. Sipas grupit hetimor, vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

“Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjere, qe po pushonin ne te njejtin ambjent”, informoi policia e Shkodrës.

Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Biba, pas plagëve të marra, u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *