Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një konferencë për mediat u shpreh se Edi Rama nuk do bllokojë protestën e 16 shkurtit. e bllokimin e autostradës Tiranë Durrës dhe Tiranë –Kamëz.

Bardhi tha se Rama duke bllokuar këto akse rrugore nuk do të ndalojë dot protestën e qytetarëve. Sipas Bardhit, Rama ka frikë nga protestat. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së gjithashtu paralajmëroi firmat e ndërtimit të mos bëjnë veprime për të penguar ardhjen e qytetarëve për protestën e 16 shkurtit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Mbyllet për 6 ditë autostrada Tiranë – Durrës, si devijohet trafiku 

“Edi Rama kryeministri më i vetmuar në Europë po bën çdo përpjekje për të ndalur protestën e 16 shkurtit. Edi Rama mendon se duke bllokuar rrugën Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Kamëz mund të ndalojë gjysmën e qytetarëve për të protestuar kundër tij.