• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Shkup, 10 të vdekur pas përmbysjes së autobusit (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Shkup-Tetovë. Një autobus pasagjerësh me rreth 30 persona në bord, ka përfunduar jashtë duke u përmbysur.

Drejtori i Spitalit të Qytetit “8-shtatori”, Hristian Kostov, ka njoftuar se në këtë spital, nga pacientët e sjellë, katër persona janë të vdekur, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike për jetën.

Nga ana tjetër, 5 persona janë shtruar në qendrën e Urgjencës në Shkup, ku njëri prej tyre është në gjendje më kritike. Bëhet fjalë për një grua e cila është edhe shtatzënë.

“Për momentin gjendja është nën kontroll kemi numër të madh të personelit të mobilizuar, kemi 5 pacientë, një i gjinisë femërore dhe është shtatzënë. Nga dy femrat njëra është në gjendje kritike. Lëndime shumë serioze, tani do ta fillojmë operacionin”, deklaroi Ilir Hasani, drejtor i Qendrës së Urgjencës.

Dëshmitarët thanë se dyshohet se shkak i rrëzimit të autobusit u bë çarja e gomës.

Pak orë pas ngjarjes, autoritetet bënë të mundur nxjerrjen e të gjithë pasagjerëve brenda autobusit.

Ndërkohë, autostrada Shkup-Tetovë u bllokua nga autoritetet, teksa hetuesit po kryenin veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.

Disa rrugë të tjera në fshatrat përreth vendit ku ndodhi aksidenti u bllokuan gjithashtu.

Mjeti i transportit të pasagjerëve u nis nga Shkupi në orën 16:00.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *