• |
ide | kryesore

Aksidentohet për vdekje 24-vjeçari në Elbasan, zhduket shoferi i makinës

Lajme, Të fundit


Një 24-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi u aksidentua nga një makinë. Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan – Metalurgjik, pranë Katundit të Ri.

I riu ka gjetur vdekjen menjëherë, por shoferi që e përplasi nuk ndaloi t’i jepte ndihmën e parë. Shoferi, ende i paidentifikuar, u zhduk me shpejtësi duke përfituar nga gjysëmerrësira dhe me shumë mundësi, i sigurtë se askush nuk e ka parë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *