• |
ide | kryesore

Emri i ri, tabelat rrugore në Maqedoni do jenë edhe në shqip

Lajme, Të fundit


Tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e shkruar edhe në shqip do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të rajoneve ku shqiptarët nuk përbëjnë 20 për qind të popullsisë.

Megjithatë në shumicën e vendkalimeve kufitare do të vendosen tabelat e reja në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në përputhje me ligjin për gjuhët, doganat e Maqedonisë së Veriut tabelat e reja do ti vendosin në pikat kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Tabanoc, Jazhincë dhe pikat e tjera ku shqiptarët në ato zona përbëjnë mbi 20 për qind. Kjo masë duhet të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat.


2 Comments

  1. Gjithmone kane qene ne shqip… Sa per parafolesin, mos i doni tuqisht te ato zonat ku paska me pak se 20 perqind maqedonas apo arnautisht?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *