• |
ide | kryesore

Gardisti që vrau gruan: Dyshoja se takohej me të tjerë

Lajme, Të fundit


44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau dje me armën e shërbimit gruan e tij, 36-vjeçaren Ervilma Seferi, është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht gjatë marrjes në pyetje.

Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, por ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në banesën e çiftit në Allias. Çifti kishte një vajzë. Të dy ishin predikues të besimit islam.

NJOFTIMI I POLICISË 
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës). Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *