• |
ide | kryesore

Ishte dënuar në Elbasan me 7 vite burg, italiani ekstradohet nga Roma

Lajme, Të fundit


Një shtetas i dënuar me 7 vite burg është ekstraduar nga Roma. 62 vjeçari me iniciale B.P, banues në Pontinia, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Elbasanit më 23 korrik 2015, e ka dënuar për “vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”, dhe falsifikim dokumentesh.

Ngjarja për të cilën akuzohet, ka ndodhur në vitin 2012, në filialin e një banke të nivelit të dytë  në Elbasan. Shtetasi B.P., ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një  shumë të konsiderueshme në euro në llogarinë e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *